Politika e Privatësisë

Grand Antika & Grand Garden
Data e hyrjes në fuqi: 03.03.2026

1. Hyrje

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si Grand Antika mledh , përdorin dhe mbrojnë të dhënat personale të klientëve gjatë rezervimit online për eventin e 8 Marsit.

Duke përdorur këtë faqe dhe duke kryer rezervim, ju pranoni këtë politikë.


2. Të Dhënat që Mbledhim

Gjatë rezervimit online mund të kërkohen këto të dhëna:

  • Emri dhe mbiemri

  • Email adresa

  • Numri i telefonit

  • Numri i personave

  • Salla e zgjedhur (Grand Antika / Grand Garden)

  • Të dhënat e pagesës (të përpunuara përmes bankës)

Ne NUK ruajmë të dhënat e kartës bankare në serverët tanë.


3. Pagesat Online

Pagesat realizohen përmes sistemit të sigurt të ProCredit Bank.

Pranohen kartat:

  • Visa

  • Mastercard

Transaksionet përpunohen drejtpërdrejt në platformën e bankës përmes protokollit të sigurisë (SSL).
Grand Antika dhe Grand Garden nuk kanë qasje në numrat e kartave apo kodet e sigurisë (CVV).


4. Qëllimi i Përdorimit të të Dhënave

Të dhënat përdoren vetëm për:

  • Përpunimin e rezervimit

  • Konfirmimin e pagesës

  • Kontaktimin në rast nevoje

  • Organizimin korrekt të eventit

Të dhënat nuk shiten dhe nuk shpërndahen tek palë të treta për qëllime marketingu.


5. Ruajtja e të Dhënave

Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për:

  • Menaxhimin e eventit

  • Detyrimet ligjore dhe financiare

Pas përfundimit të periudhës së nevojshme, të dhënat fshihen ose arkivohen sipas kërkesave ligjore.


6. Siguria

Ne zbatojmë masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga:

  • Qasje e paautorizuar

  • Humbje

  • Keqpërdorim

  • Ndryshim i paautorizuar

Faqja përdor enkriptim SSL për transmetimin e të dhënave.


7. Të Drejtat Tuaja

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja

  • Kërkoni korrigjim

  • Kërkoni fshirje (kur lejohet ligjërisht)

Për çdo kërkesë mund të na kontaktoni në:

Email: info@grandantika-group.com
Telefon: +383 44 581 935


8. Ndryshimet në Politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë. Versioni i fundit do të publikohet në këtë faqe.